“The Albanian Files”, Berisha: Dosje e zezë për grabitjen e pronave në jug
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën për mediat sot në 7 korrik kritikoi ashpër librin “The Albanian Files”. Berisha shprehet se libri është dosje e zezë për grabitjen e pronave në jug. Ai shtoi se Rama e ka kthyer Shqipërinë në çiflig personal. “Janë dhënë leje ndërtimi në zonat ku nuk lejohet. Trafikantët e drogës janë mbledhur të gjithë bashkë dhe investojnë e ndërtojnë në bregdet. Janë një sërë projektesh, që janë korrupsion kokë e këmbë. Rama vetë dhe të afërmit e tij kanë grabitur prona në jug. Libri “Albanian Files” me parathënie të Edi Ramës është në fakt dosja kriminale më e tmerrshme e 35 viteve. Rama e trajton Shqipërinë si një çiflig personal. Libri i kuq ‘Dosja shqiptare’ është akuza më...
Burimi:
javanews.al