“Territorialja” vijon me dëgjesat, në fokus financat e bashkive, PD skeptike për shkrirjen e njësive të vogla vendore

“Territorialja” vijon me dëgjesat, në fokus financat e bashkive, PD skeptike për shkrirjen e njësive të vogla vendore

Financat e vijojnë të jenë problemi kryesor për bashkitë. Në mbledhjen e Komisionit të posaçëm të reformës territoriale, gjatë një dëgjese, kryebashkiakët ngritën shqetësimin se nuk mund të mbulojnë dot një sërë shërbimesh për shkak të mungesave të fondeve. “Nuk mbulojme dot me të ardhurat e bashkive disa projekte rajonale.Kemi mungesë të burimeve njerëzore.Nuk është domosdoshmërisht e nevojshme ndryshimi i hartës teksa mund të rregullojmë kompetencat. Mos shikoni vetëm hartat, pasi kemi disa funksione si ujitja dhe kullimi, rrugët rurale, arsimi parashkollor dhe parauniversitar, turizmi, ujesjellesat nuk i mbajmë dot”, shprehen kryebashkiakët. Megjithatë, anëtarët e komisionit e rikthyen vëmendjen tek ndryshimi i hartës territoriale. Ishin demokratët ata që vunë në pikëpyetje nëse shkrirja e bashkive të vogla me të mëdhatë do të sillte lehtësi.  “Po...