‘Territorialja e 2014, më e kritikuara nga qytetarët’, Boçi: Kërkojnë rikthimin e shërbimeve pranë vendbanimeve të tyre!
Reforma territoriale e vitit 2014 po përballet me kritika të ashpra, duke u zbuluar si një skemë e mirëfilltë politike që ka dëmtuar rëndë shërbimet ndaj qytetarëve. I ftuar në një intervistë në Syri Tv në edicionin e pasdites, deputeti i PD, Luçiano Boçi, njëkohësisht bashkëkryetari i Reformës Territoriale, u shpreh se dëgjesat e hapura me qytetarët kanë nxjerrë në dritë një realitet të hidhur: ndarja e re ishte thjesht një "kostum hartash" i vizatuar për kalkulime elektorale, duke prishur balancat natyrore e historike të zonave të ndryshme. Sipas tij, nga takimet e zhvilluara me komunitetet, pakënaqësia e qytetarëve ka kapërcyer çdo bindje politike, qofshin të majtë apo të djathtë, kërkojnë thjesht rikthimin e shërbimeve pranë vendbanimeve të tyre. Paradoksi më i madh qëndron te...
Burimi:
syri.net