Terapia hormonale në QSUT/ KMSH kundër çdo qasjeje që hap rrugë për ndërhyrje hormonale tek adoleshentët

Terapia hormonale në QSUT/ KMSH kundër çdo qasjeje që hap rrugë për ndërhyrje hormonale tek adoleshentët

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar lidhur me terapinë hormonale të adoleshentëve që pritet të lejohet pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Në reagimin e saj KMSH thotë se udhëzime të tilla përbëjnë një çështje jashtëzakonisht delikate, që prek drejtpërdrejt zhvillimin fizik, emocional dhe psikologjik sidomos të fëmijëve dhe adoleshentëve tanë. Për këtë arsye, çdo hap institucional në këtë drejtim duhet të trajtohet me kujdes maksimal, përgjegjësi të lartë dhe ndjeshmëri ndaj vlerave të shoqërisë shqiptare.Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh kundërshtimin e tij ndaj çdo qasjeje që hap rrugë për ndërhyrje hormonale në mosha të tilla. Ne besojmë se të miturit nuk duhet të vendosen përballë proceseve me pasoja të thella dhe afatgjata për jetën e tyre, në një periudhë kur personaliteti dhe identiteti i tyre janë...