Tensionet në protestë, Lamallari: Shqipëria s’do të merret peng nga një pakicë që përdor të miturit për të fshehur dështimet
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka përgëzuar Policinë e Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin gjatë tensioneve në protestën e opozitës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai nënvizoi se Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet. Reagim i ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari: Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë. Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të...
Burimi:
javanews.al