Televizioni publik austriak: Bie ‘miti Rama’, protestat po shkatërrojnë imazhin e tij në Perëndim

Televizioni publik austriak: Bie ‘miti Rama’, protestat po shkatërrojnë imazhin e tij në Perëndim

Qindra media ndërkombëtare po raportojnë për protestat e vazhdueshme në Shqipëri kundër Edi Ramës, të cilat kulmuan të shtunën me protestën më të madhe në dekada. Televizioni publik austriak, ORF, thekson se këto protesta po shkatërrojnë imazhin e Edi Ramës. Media publike raporton se këto protesta shkojnë përtej aspekt mjedisor. ORF nënvizon se protestat janë përhapur edhe në diasporë, përfshi edhe Austrinë në fundjavë. Televizioni austriak ka intervistuar edhe dy ekspertë për këtë çështje. Oliver Schmitt, një ekspert i Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës thotë se deri më tani, shoqëria civile në Shqipëri ishte e dobët. “Njerëzit kishin përjetuar se zgjedhjet nuk mund të sillnin ndryshime. Ata u dorëzuan me situatën ose emigruan,” thotë ai. Tani, Schmitt vëren një Gjeneratë Z shqiptare, "e mirëarsimuar...