Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile: Tryezë të përbashkët për arritjen e një marrëveshjeje

Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile: Tryezë të përbashkët për arritjen e një marrëveshjeje

Shoqëria civile ka marrë në dorë bashkimin e opozitës, pasi Partia Demokratike nuk arriti në asnjë moment pas zgjedhjeve të ulet bashkë në një tryezë me të vegjlit. Një grup i shoqërisë civile, me qëndrim opozitar, ka vendosur të nisë takimet me forcat e djathta për të negociuar organizimin e një tryeze politike për arritjen e një marrëveshje. Nisma Duke konstatuar me shqetësim degradimin e qeverisjes dhe përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e saj, rritjen e pushtetit të krimit të organizuar dhe narkotrafikut në vendimmarrjen publike dhe vetëdijshëm për vështirësitë që ka opozita në ndërtimin e alternativave të besueshme e efektive, ne, një grup qytetarësh të pavarur nga partitë, por me qëndrim opozitar, kemi vendosur të ndërmarrim një nismë publike për lehtësimin e...