Të rinjtë nga Patosi fitojnë Festivalin Kombëtar të Shkencës me projektin për bletët
Është zhvilluar sot në Pallatin e Kongreseve finalja e Festivalit Kombëtar të Shkencës, një nismë që synon të rrisë cilësinë e arsimit përmes nxitjes së inovacionit dhe kërkimit shkencor tek të rinjtë. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 6 mijë nxënës nga rreth 300 gjimnaze në të gjithë vendin, të cilët prezantuan projekte kërkimore, eksperimente dhe zgjidhje teknologjike. Çmimin e parë e fitoi gjimnazi “Zhani Ciko” nga Patosi, me një projekt inovativ që ndërthur teknologjinë me natyrën dhe thekson rëndësinë e bletëve për mjedisin dhe jetën. Projekti u vlerësua për qasjen kreative dhe mesazhin e tij mbi qëndrueshmërinë. “Është një emocion i papërshkrueshëm që të vlerësohesh për një mund kaq të madh për një projekt, i cili është vërtetë për t’u përgëzuar. Është një projekt...
Burimi:
javanews.al