‘Të njëjtët narkopushtetarë si Balla që mbrojtën me votë Lubi Balluku’, Balliu: Kërkojnë burgosjen e qytetarëve
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në një reagim të tij në rrjetet sociale, akuzon narkopushtetarët se, kërkojnë arrestimin e qytetarëve që protesojnë kundër qeverisë. Sipas tij, janë të njëjtët ‘narkopushtetarë, si llambadari i qeverisë dhe Taulant Balla, që kërkon burgosjen e qytetarëve, që mbrojtën dhe Lubi Ballukun nga arrestimi’. Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu: Narkopushtetarët, si Llambadari i qeverisë dhe Taulant Balla, që kërkuan burgosjen e qytetarëve, janë po ata që me votën e kartonëve penguan drejtësinë për arrestimin e Lubi Ballukut. Ndërkohë, protestuesit jo vetëm u arrestuan, por edhe u dhunuan. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu. Prandaj, protesta qytetare duhet të mbështetet për të shpëtuar vendin nga dhunuesit e qytetarëve. Sot, edhe më shumë.
Burimi:
sot.com.al