“Taksa Rama”, Berisha: Çmimi i naftës po falimenton fermerët dhe rëndon qytetarët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për rritjen e çmimeve të karburanteve, duke e cilësuar situatën si një krizë që po ndikon drejtpërdrejt tek qytetarët dhe fermerët. Në një konferencë për shtyp, pak orë para protestës kombëtare të opozitës, Berisha deklaroi se arsyet e mobilizimit janë të shumta, duke përmendur çmimet e larta në disa sektorë, veçanërisht në atë të naftës. “Të dalim nga guacka e konformizmit dhe frikës, për t’u bashkuar me ne në kryengritjen tonë paqësore. Kriza dhe lufta në Lindjen e Mesme, jashtë atij rajoni, pasojat më të rënda në botë po i përjetojnë qytetarët shqiptarë me çmimin e naftës, e kjo jo për shkak të luftës, por për shkak të taksës Rama”, u shpreh ai. Sipas Berishës, kjo...
Burimi:
javanews.al