Takimi në Romë, Ministri Ferit Hoxha: Progresi i Shqipërisë drejt BE-së dhe stabiliteti i Ballkanit në fokus

Takimi në Romë, Ministri Ferit Hoxha: Progresi i Shqipërisë drejt BE-së dhe stabiliteti i Ballkanit në fokus

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Romë një takim me Piero Fassino, zëvendëspresident i Komitetit të Mbrojtjes në Dhomën e Deputetëve të Italisë dhe njëherësh president i Komitetit të Ballkanit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në qendër të diskutimeve ishte progresi i Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, reformat e ndërmarra dhe procesi i mbylljes së kapitujve të negociatave. Hoxha rikonfirmoi objektivin e vendit për avancimin drejt anëtarësimit në BE brenda kësaj dekade. Postimi i plotë i ministrit Ferit Hoxha: Kënaqësi që u takova me të nderuarin Piero Fassino, Zëvendëspresidentin e Komitetit të Mbrojtjes të Dhomës së Deputetëve të Republikës Italiane, si dhe President i Komitetit të Ballkanit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, një mik i...