Takimi në PE, Bardhi, Tabaku dhe Gjekmarkaj akuzojnë qeverinë për pengimin e integrimit të Shqipërisë në BE
Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj zhvilluan një takim në Parlamentin Europian me Sekretaren e Përgjithshme të Partisë Popullore Europiane (PPE) dhe eurodeputeten Dolores Montserrat. Gjatë takimit, përfaqësuesit e Partisë Demokratike thanë se ngritën shqetësime për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke akuzuar qeverinë se po pengon avancimin e vendit drejt Bashkimit Europian. Duke postuar foto nga takimi, deputeti Gazment Bardhi tha se qeverisja e Edi Ramës është armiku i integrimit europian të Shqipërisë “Integrimi europian ka vetëm një armik: qeverisjen e korruptuar dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës. Edi Rama zgjodhi Belinda Ballukun përpara integrimit europian. Me vetëdije të plotë, për të mbrojtur bashkëpunëtoren e tij të pandehur nga SPAK-u, Edi Rama nuk e kaloi testin e Europës dhe sot raporti i...
Burimi:
sot.com.al