Takimi Ministror i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Hoxha: Rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE ka hyrë në fazën më përcaktuese
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Takimin Ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje, ku theksoi se rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka hyrë në fazën më dinamike dhe përcaktuese. Në fjalën e tij, Hoxha nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, integrimit ekonomik dhe reformave të nevojshme për realizimin e objektivit të Shqipërisë për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe për t’u bërë pjesë e plotë e BE-së deri në vitin 2030. Postimi i ministrit Ferit Hoxha: I kënaqur që mora pjesë në Takimin Ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, #SEECP, çka shënon njëkohësisht edhe 30-vjetorin e këtij procesi. Ajo që nisi si një aspiratë e sinqertë...
Burimi:
top-channel.tv