Tafani kritika për zgjatjen e proceseve gjyqësore: Një vit e gjysmë në paraburgim, nuk është normale!

Tafani kritika për zgjatjen e proceseve gjyqësore: Një vit e gjysmë në paraburgim, nuk është normale!

Zgjatja e proceseve gjyqësore dhe masat e sigurisë kanë qenë në fokus të emisionit QUO VADIS në Vizion Plus këtë të enjte. I ftuar në studio analisti politik Endri Tafani tha se çdo rast ka specifikat e veta, por nënvizoi se periudha e gjatë nga hetimi deri në nisjen e gjykimit mbetet problematike. Ai e cilësoi jo normale faktin që Ilir Meta ka qëndruar rreth një vit e gjysmë në paraburgim, duke shtuar se, për shkak të statusit të tij si ish-president, mund të ishte marrë një masë më e lehtë sigurie. Pjesë nga biseda: Borakaj: Dikur njerëzit dëshironin shumë që të paprekshmit, të vinte dita që të dilnin përballë drejtësisë. Por zzgjatja kaq shumë e proceseve, pamja si ajo e Metës, ka filluar në...