Tabaku:Kulla te Pallati i Kongreseve,simbol i trajtimit të pronës publike si private
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi pas njoftimit se në listën e projekteve të miratuara nga Korporata e Investimeve Shqiptare është përfshirë edhe ndërtimi i një kulle pranë Pallatit të Kongreseve, duke e cilësuar këtë si një tjetër shembull të mënyrës sesi po administrohet pasuria publike në vend. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se debati nuk ka të bëjë me nostalgjinë ndaj objekteve të së shkuarës, por me mbrojtjen e interesit publik dhe mënyrën sesi merren vendimet për pronat që u përkasin qytetarëve. Sipas saj, Korporata e Investimeve është kthyer në një institucion që vepron pa kontroll, pa auditim dhe pa transparencë të mjaftueshme publike, ndërsa merr në administrim prona shtetërore dhe vendos për zhvillimin e tyre pa...
Burimi:
opinion.al