Tabaku: Pengesa e integrimit nuk janë standardet e BE, por korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin në Shqipëri

Tabaku: Pengesa e integrimit nuk janë standardet e BE, por korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin në Shqipëri

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se pengesa kryesore e Shqipërisë nuk janë standardet e Bashkimit Europian, por korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Në një analizë të gjatë mbi situatën aktuale të negociatave, Tabaku shprehet se Shqipëria ndodhet përballë një momenti historik që mund të humbasë nëse procesi vazhdon të trajtohet si propagandë politike. “Integrimi europian nuk fitohet me slogane. Fitohet me reforma, me standarde dhe me institucione që funksionojnë”, shkruan ajo. Deputetja demokrate sulmon edhe mënyrën sesi, qeveria po e trajton procesin e integrimit, duke e kthyer në një betejë propagandistike dhe jo në një plan real transformimi për vendin. “Problemi nuk është ai që kërkon standarde europiane, zgjedhje të ndershme apo drejtësi të pavarur. Problemi janë ata që i shkelin ato”,...