Tabaku ngre shqetësime për pavarësinë e AMA-s dhe menaxhimin financiar: Shqipërisë i duhet një rregullator i medias…

Tabaku ngre shqetësime për pavarësinë e AMA-s dhe menaxhimin financiar: Shqipërisë i duhet një rregullator i medias…

Kryetarja e Komisionit për të Drejtën e Informimit dhe të Drejtat e Njeriut, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ngriti një sërë shqetësimesh gjatë raportimit vjetor të kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi, duke vënë theksin tek pavarësia e institucionit, mbrojtja e gazetarëve dhe përmbushja e standardeve europiane për lirinë e medias. Në fjalën e saj, Tabaku e vendosi diskutimin në kontekstin e procesit të integrimit europian, duke kujtuar se raportet e Bashkimit Europian kërkojnë forcimin e pluralizmit mediatik, transparencës së pronësisë së mediave, pavarësisë editoriale dhe autonomisë së institucioneve rregullatore. Sipas saj, pikërisht këto janë fushat ku Shqipëria vazhdon të përballet me sfida serioze. “Shqipërisë nuk i duhet një institucion që numëron minutat televizive të partive politike. I duhet një rregullator...