Tabaku nga Berlini: Integrimi nuk është propagandë, por ligj, institucione dhe luftë kundër korrupsionit
Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht një nga zërat më aktivë për integrimin europian, Jorida Tabaku, ka përmbyllur një vizitë tre ditore në Gjermani me ftesë të qeverisë gjermane, ku zhvilloi takime në Ministrinë e Jashtme gjermane, në Bundestag, në Kancelari si dhe me përfaqësues të biznesit dhe politikës gjermane. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se gjatë diskutimeve fokusi kryesor ka qenë procesi i integrimit europian, sfidat që hasin qytetarët shqiptarë dhe pengesat me të cilat përballen bizneset në Shqipëri. Sipas saj, problematika kryesore mbetet mungesa e sigurisë ligjore, zbatimi i dobët i ligjit dhe korrupsioni, çështje që ndikojnë drejtpërdrejt si tek investimet e huaja ashtu edhe tek cilësia e jetës së qytetarëve shqiptarë. “Problemet kryesore që hasin shqiptarët dhe bizneset...
Burimi:
sot.com.al