Tabaku, Këlliçi dhe Alizoti inspektojnë projektet transformuese në Kavajë

Tabaku, Këlliçi dhe Alizoti inspektojnë projektet transformuese në Kavajë

Qendra e qytetit po rikualifikohet, ndërsa kryebashkiaku Fisnik Qosja paralajmëron investime të reja në rrugë, trotuare, ndriçim dhe infrastrukturën sportive. Tabaku ngre shqetësimin për presionet ndaj bizneseve. Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, së bashku me deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti, inspektuan punimet që po kryhen pranë qendrës së qytetit. Projekti synon rikualifikimin dhe rindërtimin e kësaj hapësire, për ta bërë qendrën e Kavajës më funksionale dhe më përfaqësuese për qytetarët dhe vizitorët. Kryebashkiaku Qosja deklaroi se ky është vetëm një nga projektet e shumta që po marrin jetë në Kavajë. Sipas tij, pjesa më e madhe e rrugëve dhe trotuareve të qytetit do të rikualifikohen, duke u pajisur me ndriçim bashkëkohor, korsi biçikletash dhe elemente të posaçme...