SYRI TV/ Vokshi kërkon dëgjesë me ministrin për negociatat: Qeveria s’ka thënë asgjë për pozicionet negociuese

SYRI TV/ Vokshi kërkon dëgjesë me ministrin për negociatat: Qeveria s’ka thënë asgjë për pozicionet negociuese

Partia Demokratike, përmes deputetes Albana Vokshi, ka kërkuar një dëgjesë me ministrin përgjegjës për integrimin, në prag të mbajtjes së konferencës ndërqeveritare, për të marrë informacion mbi pozicionet negociuese. Nga ana tjetër, në mbledhjen e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, deputeti Tritan Shehu shprehu shqetësimin për ekspozimin e fëmijëve në paradën e LGBTQ, duke i kërkuar Ministrisë së Jashtme që t’i tërheqë vëmendjen ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. Në prag të mbajtjes së konferencës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, kjo çështje u bë temë diskutimi në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme. Deputetja demokrate Albana Vokshi kërkoi informacion nga qeveria për pozicionet negociuese në këtë pikë, duke ngritur shqetësimin për mungesën e transparencës nga Këshilli i Ministrave lidhur me...