SYRI TV/ Raporti i DAP: Kemi rritur ndjekësit në rrjete sociale, asnjë fjalë për patronazhimin…

SYRI TV/ Raporti i DAP: Kemi rritur ndjekësit në rrjete sociale, asnjë fjalë për patronazhimin…

Departamenti i Administratës Publike e shikon si sukses rritjen e ndjekësve virtualë në Instagram, LinkedIn dhe Facebook, ndërsa nuk shikon problematika reale për administratën. Në raportin e dorëzuar së fundmi në Parlament, DAP thotë se nuk ka asnjë problematikë, përveç dëmshpërblimit të punonjësve të larguar nga puna. Në raport, DAP nuk thotë asnjë fjalë për kritikat dhe gjetjen e OSBE-ODIHR se administrata është e mbushur me patronazhistë të PS dhe se qeveria, përmes presionit, përdori administratën në zgjedhje. Syri TV Departamenti i Administratës Publike, struktura që menaxhon dhe mbron interesat e zyrtarëve shtetërorë, rendit si një ndër sukseset kryesore të punës së saj gjatë vitit 2025 rritjen e numrit të ndjekësve në rrjete sociale. Në një administratë të mbushur me patronazhistë të Partisë Socialiste dhe...