SYRI TV/ Berisha flet për shpopullimin e vendit: Në 13 vite, Shqipëria është boshatisur
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen masivisht protestës kombëtare të opozitës më 20 shkurt. Gjatë foltores me demokratët dhe qytetarët e Sukthit, Berisha u ndal te varfërimi i shqiptarëve dhe largimet masive nga vendi si pasojë e keqqeverisjes socialiste. Duke folur për çështjen Balluku, lideri demokrat theksoi se Rama nuk e lëshon atë, pasi është vetë njeriu që ka urdhëruar aferat për të cilat akuzohet zëvendëskryeministrja. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar turin e tij të foltoreve, këtë herë në Sukth të Durrësit. Në një takim entuziast me demokratë dhe qytetarë të kësaj zone, Berisha u ndal te ajo që e quajti plagën më të madhe të Shqipërisë në këto vite, shpopullimin, i cili ka ardhur...
Burimi:
syri.net