Synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin urban/ Qeveria miraton shpronësime për tre projekte infrastrukturore
Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë, më 20 maj, një sërë vendimesh për shpronësime në funksion të realizimit të projekteve infrastrukturore në disa bashki të vendit. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u vendos shpronësimi, për interes publik, i pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga rikonstruksioni i rrugës “Arif Dardha” në Bashkinë Elbasan, zgjerimi i segmentit rrugor Elbasan–Përrenjas–Qafëthanë (faza II), si edhe sistemimi i sheshit dhe ndërtimi i tregut të fruta-perimeve në lagjen “Skënder Libohova” në Bashkinë Lushnjë. Sipas vendimeve, këto projekte synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin urban në zonat përkatëse. Vendimet e Këshillit të Ministrave: *Përcaktimin e mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të tregut të produkteve të peshkimit e të akuakulturës dhe për miratimin e formës e të përmbajtjes së...
Burimi:
javanews.al