“Sulmi ndaj Gonzatos, gafë e madhe e Berishës”/ Mile: Po sulmon indirekt Bashkimin Europian
Pedagogu Klementin Mile thotë se kreu i PD, Sali Berisha ka bërë gafë të madhe duke sulmuar ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mile u shpreh se Berisha po sulmon indirekt Bashkimin Europian. “Unë mendoj që zoti Berisha, ka bërë gafë të madhe me sulmin ndaj Gonzatos, sepse nuk po sulmon një individ, por po sulmon përfaqësuesin e BE këtu. Nuk po bien vetëm kredencialet e zotit Berisha, por gjithë PD, dhe pastaj edhe opozita, e pëson goditjen nga e gjithë kjo. A është PD, alternativë qeverisëse, a mund ta imagjinojnë shqiptarët për këtë gjë? Problemi i zotit Berisha është këtu, arrin deri diku të grumbullojë energji, por nuk fiton narrativën. Zoti Rama do fillojë të thotë,...
Burimi:
javanews.al