Sulmet ruse në Ukrainë, MPJ: U godit kompleksi rezidencial ku banon ambasadori i Shqipërisë
Sulmet ruse drejt Ukrainës mbrëmjen e djeshme kanë goditur edhe kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, Ernal Filo. Lajmi konfirmohet nga ministri i Jashtëm Ferit Hoxha "Këtë herë u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, duke e vënë jetën e tij në rrezik serioz. Kjo është e papranueshme!" Në një postim në X dënon sulmin me forcë ndërsa njofton se është thirrur për shpjegime ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri. Postimi në X “Shqipëria dënon me forcë një tjetër sulm brutal në shkallë të gjerë me raketa balistike dhe dronë të nisur mbrëmjen e fundit nga Rusia ndaj objektivave civile në Ukrainë, në një shpërfillje totale të jetës dhe dinjitetit njerëzor. Këtë herë u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori...
Burimi:
syri.net