Sula: Edi Rama mbushi stadiumin me para publike, jo me entuziazëm qytetarësh. Mbreti doli lakuriq edhe këtë radhë
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, akuzoi qeverinë se ka përdorur fonde publike dhe rrjetin arsimor për të mbushur stadiumin në koncertin e reperit Kanye West. Në një deklaratë për mediat, Sula tha se, ndonëse ministri i Turizmit Blendi Gonxhe kishte deklaruar më herët se shteti nuk do të financonte koncertin, sipas saj, qeveria ka akorduar 4.2 milionë euro nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për organizimin e aktivitetit. Sipas përfaqësueses së PD-së, fondet janë përdorur për të mbuluar kostot e koncertit, ndërsa pretendoi se Ministria e Arsimit dhe strukturat arsimore janë angazhuar për shpërndarjen e biletave falas dhe organizimin e nxënësve për të marrë pjesë në koncert. Sula deklaroi se nga zyrat arsimore janë udhëzuar shkollat dhe mësuesit të...
Burimi:
syri.net