“Studentët nuk kishin para të hanin drekë”, preket pedagogu: I bëj thirrje qytetarëve të mendojnë për fëmijët
Pedagogu Lush Susaj ka ngritur shqetësimin për gjendjen ekonomike të studentëve në vend, duke ndarë një përvojë që, sipas tij, pasqyron vështirësitë në rritje me të cilat përballen të rinjtë. Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, ai u shpreh i alarmuar për situatën, duke theksuar se fenomeni i emigrimit dhe varfëria po ndikojnë drejtpërdrejt te rinia dhe arsimi. Pedagogu apeloi ndaj qytetarëve dhe prindërve që të reflektojnë mbi të ardhmen e fëmijëve, duke nënvizuar se situata aktuale kërkon vëmendje dhe reagim më të madh nga shoqëria. “Unë e shoh me shumë shqetësim sot, dhe i uroj Malit të Zi ecjen përpara. Europa nuk rrehet. Këta mendojnë se ia kanë futur Europës, por ia kanë futur vetes. Populli ka ikur,...
Burimi:
javanews.al