“Sterilizimi” në SPAK/ Qeveria krijon kompani shtetërore me kapital 200 milionë lekë
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Qeveria ka krijuar një shoqëri aksionare 100% shtetërore për shërbimin e sterilizimit, ndërsa kontrata koncesionare ekzistuese është nën hetim nga SPAK. Vendimi 845 i Këshillit të Ministrave, i marrë më 30 dhjetor 2025, është publikuar ditën e sotme në Fletoren Zyrtare. Sipas dokumentit shoqëria e re, me emrin “Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit” (OSHIS sh.a.), do të ketë një kapital fillestar prej 200 milionë lekësh, të financuar nga buxheti i vitit 2026 i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Modeli i ri parashikon që shërbimet të ofrohen për të gjitha spitalet publike universitare, rajonale dhe bashkiake në vend. vendimi Sterilizimi i instrumenteve kirurgjikale konsiderohet një funksion thelbësor i çdo spitali publik, i lidhur drejtpërdrejt me sigurinë e pacientit dhe praktikën mjekësore të përditshme,...
Burimi:
zeri.ai