‘Standarde të dyfishta’, Abilekaj: Karçanaj kërcënon dëshmitarët e lirë, drejtësia mbron zyrtarët e pushtetit
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, gazetari Enton Abilekaj u shpreh se rasti i ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, po nxjerr edhe një herë në pah standardet e dyfishta të drejtësisë së re dhe mbrojtjen politike që, vazhdojnë të gëzojnë zyrtarët e lidhur me pushtetin.Abilekaj theksoi se, megjithëse dosja e AKSHI-t përmban akuza të rënda për bashkëpunim me krimin, intimidim dëshmitarësh dhe abuzim me detyrën, Karçanaj po trajtohet me lehtësi nga gjykatat, ndërsa pas daljes nga arresti ajo ka vijuar publikisht presionin ndaj dëshmitarëve të çështjes.Sipas tij, ky rast dëshmon se reforma në drejtësi ka dështuar të garantojë barazi para ligjit dhe se vendimet e gjykatave vazhdojnë të ndikohen nga lidhjet politike me qeverinë. Shiko, vendimi i gjykatës është një vendim...
Burimi:
syri.net