Sqarim për ‘qenien e pështirë’
Nga Lutfi Dervishi/ Kanuni i Lekë Dukagjinit thotë se ka punë për të cilat nuk thuhet kurrë “puna e mbarë”. Njëra prej tyre, e njohur prej shekujsh, është hapja e varreve. Pikërisht kjo traditë më erdhi në mendje kur dikush më pyeti sot pse i kam quajtur patronazhistët “qenie të pështira”. Për mua, në fakt, ekzistojnë vetëm dy kategori njerëzish që nuk e meritojnë urimin: ai që hap varre dhe patronazhisti. Dikush mund të thotë se krahasimi është i padrejtë. Varrmihësi kryen një punë të nevojshme, ndërsa patronazhisti thjesht bën fushatë, si gjithkush tjetër në politikë. Por dallimi është i madh: varri hapet për atë që s’mund ta shmangësh,- vdekjen; patronazhistin të hap derën e poshtërimit. I pari kryen një rit të dhimbshëm mbi të...
Burimi:
syri.net