Spitali i ekselencës europiane në Tiranë, Rama: Do trajtojë edhe sëmundjet e komplikuara

Spitali i ekselencës europiane në Tiranë, Rama: Do trajtojë edhe sëmundjet e komplikuara

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin për një spital të ri ekselence me standarde europiane, që do të ndërtohet në Tiranë nga Grupi San Donato, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për transformimin e shërbimeve shëndetësore në vend dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë prezantimit të projektit, Rama kujtoi takimin e parë me përfaqësuesit e grupeve italiane dhe marrëveshjen për të nisur punën për krijimin e një qendre shëndetësore me standarde europiane në kryeqytet. “Ka kaluar pak kohë kur u takuam me drejtuesit e mëdhenj të Grupit San Donato dhe Grupit GKSD, shtrënguam duart dhe i dhamë njëri-tjetrit fjalën që të mblidheshim bashkë në Tiranë për të filluar punën për ndërtimin e një spitali ekselence shqiptar”, u shpreh Rama. Kryeministri tha...