“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit
Elisa Spiropali kërkon hapje të Partisë Socialiste dhe Shqipëri fare të re. Gazetari Ylli Rakipi, ka pyetur Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, lidhur me këto kërkesa dhe me dokumentin me 11 pika që ka dorëzuar ish ministrja. Pjesë nga biseda: Ylli Rakipi: Nëse kemi patur një PS vite më parë, në të cilën njerëz të rëndësishëm, politikanë, intelektualë, shquheshin, tani numërohen me gishta. Mënyra si hyjnë është shumë e çuditshme. Edhe arrogante. Nuk merrem me Koçekun që e morët dhe tani do protagonizëm, e vutë të parën aty. Tani marrim dikë tjetër, që e keni pompuar, është Elisa Spiropali, një nga njerëzit më të rëndësishëm të PS. E fryrë dhe e pompuar nga Rama, I thoshte Skëndebe dhe tani ka shpallur 11 pika...
Burimi:
javanews.al