Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë

Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë

Ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snežana Paunović, lidhur me luftën në Kosovë, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës. Në reagimin e saj, Spiropali shprehet se është e pabesueshme që një ministre e një vendi që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian të shprehë keqardhje se në Kosovë “nuk u vranë mjaftueshëm fëmijë, gra, burra e të moshuar”. “Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet. Ky nuk është mendim politik. Ky është barbarizëm verbal”, shkruan Spiropali. Sipas saj, Europa nuk mund të heshtë përballë një gjuhe të tillë, ndërsa thekson se kush justifikon ose shpreh keqardhje që krimet nuk...