“SPASTRIM ETNIK NË KOSOVË”/ Tirana reagon ashpër pas deklaratave të Serbisë

“SPASTRIM ETNIK NË KOSOVË”/ Tirana reagon ashpër pas deklaratave të Serbisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi në platformën X duke dënuar deklaratën e një anëtari të Qeverisë së Serbisë për spastrimin etnik në Kosovë, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës. Ai theksoi se normalizimi i krimeve kundër njerëzimit minon pajtimin dhe se e ardhmja evropiane e rajonit mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën, përgjegjësinë dhe respektin për viktimat. Ministrja në qeverinë e Vuçiçit, ka deklaruar se, po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën gjatë luftës’. “Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviçi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, deklaroi ministrja serbe. Reagimi i...