SPAK raporton në Bruksel grushtin e shtetit të Edi Ramës me imunitetin e Ballukut dhe sulmet ndaj drejtësisë…

SPAK raporton në Bruksel grushtin e shtetit të Edi Ramës me imunitetin e Ballukut dhe sulmet ndaj drejtësisë…

Dje në Bruksel u zhvillua mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, një nga forumet më të rëndësishme të dialogut institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në kuadër të procesit të anëtarësimit. I pranishëm ishte dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodjan Braho, në kuadër të raportimeve të rezultateve që SPAK ka arritur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbledhja u drejtua nga Zëvendësministri i Drejtësisë dhe negociatori për kapitullin 23, Tedi Dobi. Kapitujt 23 dhe 24 për drejtësinë dhe gjyqësorin, gjatë procesit të negociatave janë të parët që hapen dhe të fundit që mbyllen. BE kërkon arrestime në nivele të larta, çka do të thotë se po ngushtohet laku për “mamuthët” e korrupsionit, ku dihet që lista për emrat...