Spahia kritika në Kuvend për urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, kërkon sqarime për terapinë hormonale për transgjinorët
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, kritikoi në Kuvend urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, duke ngritur shqetësime për zbatimin e terapisë hormonale në shërbimin publik shëndetësor. Spahia tha se urdhri është nxjerrë “në mënyrë të fshehtë e tinzare” dhe pyeti ministren se mbi çfarë baze është përcaktuar mosha 14 vjeç për aplikimin e kësaj terapie. Ai kërkoi sqarime për konsultimet e kryera me autoritetet dhe grupet e interesit, duke e cilësuar nismën si të paligjshme dhe me pasoja të pakthyeshme për fëmijët dhe familjet shqiptare. Deputeti demokrat ngriti gjithashtu pyetje mbi nevojën mjekësore të procedurës dhe qëllimin e kësaj iniciative. “Ju zonja ministre në mënyrë të fshehtë e tinzare nxorrët një urdhër për aplikimin e terapive hormonale pranë shërbimit të...
Burimi:
javanews.al