Sot vendoset ‘fati’ i Agron Shehajt! PS kërkon përjashtim dhe hetim nga SPAK: Rrëmbeu marrëveshjen sekrete me SHBA

Sot vendoset ‘fati’ i Agron Shehajt! PS kërkon përjashtim dhe hetim nga SPAK: Rrëmbeu marrëveshjen sekrete me SHBA

Partia Socialiste kërkoi dje përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi për Agron Shehajn, pasi vodhi marrëveshjen konfidenciale me SHBA dhe iku me vrap. Përveç përjashtimit, PS kërkon edhe referimin e çështjes në SPAK. Vendimi për kërkesën e mazhorancës do të merret sot në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, që pritet të nisë në orën 09:30. Në kërkesën për përjashtimin e Shehajt, PS thotë se “Këshilltarja e ndoqi deputetin dhe në përpjekje për ta ndaluar dhe ta rimarrë dokumentin, u rrëzua nga shkallët dhe pësoi lëndime të rënda, siç vërtetohet dhe nga pamjet video bashkangjitur kësaj kërkese.” PS thotë se Shehaj ka kryer përvetësim të informacionit të klasifikuar dhe ka cenuar sigurinë kombëtare. Ata kërkojnë referimin në SPAK duke thënë se Shehaj ka kryer veprat penale...