Sot protesta e 36-të radhazi, shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jep dorëheqjen!
Rezistenca popullore kundër kryeministrit Edi Rama nuk njeh të ndalur. Ditën e sotme, në orën 19:00, do të mbahet protesta e 36-të masive, ku qytetarët do të derdhen sërish në shesh me kërkesën e panegociueshme për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë. Koordinatorët e tubimit u kanë bërë një thirrje të fortë të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre brenda kufijve nga çdo cep i vendit, por edhe mbështetësve të shumtë të diasporës që kanë udhëtuar drejt Tiranës, që t’i bashkohen këtij marshimi vendimtar. Sipas planit të organizimit grumbullimi i parë i dallgës së protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”. Më pas, marshimi madhështor do të zhvendoset drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku do të kulmojë edhe revolta qytetare. Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje...
Burimi:
sot.com.al