Sot Kuvend dhe protestë! Parlamenti mblidhet 2 herë brenda ditës, caktohen anëtarët zëvendësues të komisioneve

Sot Kuvend dhe protestë! Parlamenti mblidhet 2 herë brenda ditës, caktohen anëtarët zëvendësues të komisioneve

pamje nga seanca e kaluar TIRANË-Kuvendi mblidhet sot për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet parlamentare. Seanca do të fillojë në orën 10:00, ndërsa njëkohësisht pritet të mbahet edhe protesta e radhës para godisnës së Parlamentit. Sipas rendit të ditës, deputetët do të miratojnë fillimisht procesverbalin e seancës së kaluar dhe do të shqyrtojnë njoftimet, ndërsa pika kryesore është projektvendimi për ndryshimin e vendimit nr. 87/2026, që lidhet me caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit. Ndërkohë parlamenti pritet të votojë sot marrëveshjen e sjellë nga qeveria të premten, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja nuk është pjesë e rendit të ditës, por pritet të bëhet e ditur nga kryetari...