Sot Kurban Bajram, Presidenti Begaj uron besimtarët nga Meka: Zoti sjelltë paqe, mirësi dhe begati në çdo vatër shqiptare

Sot Kurban Bajram, Presidenti Begaj uron besimtarët nga Meka: Zoti sjelltë paqe, mirësi dhe begati në çdo vatër shqiptare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Ndërsa përcolli urimet për më shumë begati, shëndet, harmoni dhe mirësi në familjet shqiptare, Presidenti i Republikës kujtoi dhe vlerat e kësaj dite të shënuar për besimtarët myslimanë. “Kurban Bajrami, – shprehet Presidenti i Republikës, – na kujton sakrificën, përkushtimin ndaj Zotit, solidaritetin me njëri-tjetrin dhe kujdesin për ata që kanë më shumë nevojë. Kreu i Shtetit thekson se shoqëria bëhet më e fortë kur njerëzit ndajnë jo vetëm gëzimin, por edhe dhimbjen dhe përgjegjësinë për tjetrin. Gjithashtu, Presidenti vlerëson në këtë mesazh se festa të tilla si Kurban Bajrami na rikujtojnë vlerat që i kemi mbajtur gjallë ndër shekuj: besimin, familjen, mikpritjen dhe respektin për njëri-tjetrin. Begaj uroi nga Meka...