“Sorra inkubatorësh nga Prishtina dhe Tetova, të maskuar si shqiponja diaspore”, Balla: Ja dy protestuesit e arrestuar për 11 mijë doza drogë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe identitetet e 2 protestuesve, për të cilët tha se janë të arrestuar nga Policia për drogë. Balla shkruan në postimin e tij në rrjetet sociale se bëhet fjalë për shtetasit e identifikuar si Egzon Azemi dhe Besnik Mujeci, të cilët sipas tij kanë marrë pjesë në protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër Qeverisë. Balla tha se 2 protestuesit në fjalë janë arrestuar për 11 mijë doza drogë, teksa shtoi se në protestat që po zhvillohen në Tiranë marrin pjesë ‘sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina e Tetova’, që sipas tij maskohen si ‘shqiponja diaspore’. “Transparenca e Protestës, identifikojmë sorrat. Kur unë flas për sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen...
Burimi:
javanews.al