“Sonte proteston diaspora në Tiranë”/ Berisha: Ftoj çdo demokrat të jetë pjesë

“Sonte proteston diaspora në Tiranë”/ Berisha: Ftoj çdo demokrat të jetë pjesë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë socialiste se reforma territoriale e vitit 2014 ka ndikuar në dobësimin e zonave rurale dhe në rritjen e emigracionit të shqiptarëve. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u ndal te propozimet e reja për riorganizimin territorial, duke rikthyer në vëmendje reformën e miratuar gjatë qeverisjes Rama, e cila reduktoi numrin e njësive vendore nga 410 bashki dhe komuna në 61 bashki. Sipas tij, kjo reformë ka sjellë largimin e investimeve dhe shërbimeve nga zonat rurale, duke ndikuar në boshatisjen demografike të tyre. “Zvogëlimi i numrit të bashkive dhe komunave nga 410 në 61 ka pasur pasoja të mëdha për Shqipërinë rurale”, deklaroi Berisha, duke pretenduar se mungesa e investimeve në infrastrukturë, ujësjellësa, kanalizime...