‘Solli patronazhistë, jo flamingo! Hasimja: Rama i shqetësuar për opinionin ndërkombëtar, as të vetët s’po e mbrojnë dot

‘Solli patronazhistë, jo flamingo! Hasimja: Rama i shqetësuar për opinionin ndërkombëtar, as të vetët s’po e mbrojnë dot

Pas jehonës së madhe që ka bërë në të gjithë mediat e huaja,  protesta e qytetarëve, që prej ditësh kërkojnë doreheqjen e tij, duke e akuzuar se po shet vendin,  Kryeministri Edi Rama, u përpoq te  minimizojë reagimin ndërkombëtar,  përmes një konference me gazetarë dhe përfaqësues të medieve nga vende të Bashkimit Europian. Po si shihet kjo lëvizje? Politologu Ermal Hasimja i ftuar në studion e “Task Forcë’ thotë se kjo lëvizje e Ramës synon më shumë qetësimin e opinionit ndërkombëtar sesa atij vendas. Në arenën e brendshme, mazhoranca duket e qetë, duke u mbështetur te komoditeti i 86 mandateve. Megjithatë, përtej kufijve, situata paraqitet më delikate. Shqetësimi ndërkombëtar bazohet në dy shtylla kryesore: impakti i situatës me familjen Trump dhe perceptimi alarmant se projektet...