“S’mjafton më që të qeverisim të tashmen me investime”, Rama: Bulevardi i Flamingove na sfidoi!
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së deklaroi se protesta në Bulevardin e Flamingove e sfidoi qeverisë. Ai tha se tashmë nuk mjafton që e majta të qeverisë me projekte dhe investime. “Kjo ishte me e fuqishme se arsenali ynë kundër gënjeshtrave lidhur me projektin e Zvërnecit. Mësimi i parë që dua të ndaj me ju është se faktet tona nuk mjaftojnë më! Njerëzit këtu nuk jetojnë më me kënaqësinë me të cilin ndërtonim, siç ndodhte dje. Ata sot jetojnë me pritshmëri që rriten më shpejt se sa mundësitë tona për t’iu përgjigjur. Ata e përjetojnë zhvillimin si një tension, mes asaj që shohin e dëgjojnë dhe asaj që kanë. Herë si burim pikëpyetjesh për çfarë po bëhet me vendin...
Burimi:
sot.com.al