‘Smart City’ një tjetër aferë korruptive’/ Xhaferri: Qeveria po e përdor sigurinë publike si justifikim për korrupsion

‘Smart City’ një tjetër aferë korruptive’/ Xhaferri: Qeveria po e përdor sigurinë publike si justifikim për korrupsion

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë gjatë një interviste në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, duke e akuzuar se po qeveris me arrogancë, pa transparencë dhe në dëm të interesit publik. Xhaferri deklaroi se mazhoranca ka miratuar ligje të rëndësishme, si ai për zonat e mbrojtura, ligji për investimet strategjike dhe paketa e maleve, pa debat dhe pa transparencë, ndërsa shtoi se opozita do të vijojë të ngrejë shqetësimet e qytetarëve dhe të mbështesë protestat si formë presioni ndaj qeverisë. Deputeti demokrat ngriti gjithashtu shqetësime për sigurinë e të dhënave personale, duke pretenduar se ato janë keqpërdorur edhe më parë dhe duke shprehur mosbesim ndaj administrimit të tyre nga Policia e Shtetit, për shkak të rasteve të...