Skandali me pronat e Dumanit, Burimi: Ai duhet të flasë, dokumentet e fundosin, pse heshtin ndërkombëtarët

Skandali me pronat e Dumanit, Burimi: Ai duhet të flasë, dokumentet e fundosin, pse heshtin ndërkombëtarët

Heshtja e thellë e ndërkombëtarëve dhe mungesa e një reagimi zyrtar nga kreu i SPAK, Altin Dumani, përballë akuzave të rënda publike, ka ngjallur reagime të ashpra, duke e rikthyer në vëmendje debatin mbi ndërhyrjet e mundshme në sistemin e drejtësisë. Në emisionin “|Kafe Shqeto” në Syri tv, analisti Genc Burimi ka hedhur dritë mbi akuza të forta ndaj asaj që cilësohet si një "republikë bananesh", ku institucionet më të larta refuzojnë të japin llogari. Sipas argumenteve të ngritura gjatë emisionit, mungesa e një përgjigjeje nga institucioni më i dukshëm i Shqipërisë, që presupozohet të mishërojë shembullin dhe virtytin, po krijon një precedent të rrezikshëm. Kjo situatë u krahasua me skandalin e mëparshëm të gjyqtares Irena Gjoka, duke theksuar se lënia e akuzave pa përgjigje...