Skandali i TEC-eve rangallë në Vlorë, Blushi: Interpelancë urgjente për aferën që po gllabëron dhjetëra milion euro taksa të shqiptarëve

Skandali i TEC-eve rangallë në Vlorë, Blushi: Interpelancë urgjente për aferën që po gllabëron dhjetëra milion euro taksa të shqiptarëve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se ka depozituar në Kuvend kërkesën për një interpelancë urgjente me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë për çështjen e TEC-eve lundruese në Vlorë. Blushi i cilësoi TEC-et si një aferë të shpërdorimit të parave publike, duke akuzuar qeverinë se po shpenzon miliona euro për një projekt që, sipas tij, nuk ka sjellë përfitime për sistemin energjetik. Ai kundërshtoi edhe kontratën e re prej 20 milionë eurosh për operimin dhe mirëmbajtjen e tyre, ndërsa ngriti pikëpyetje për ndikimin mjedisor në Gjirin e Vlorës dhe kërkoi transparencë për çdo fond të shpenzuar. Partia e Lirisë, tha Blushi, mbështet protestat qytetare për largimin e TEC-eve dhe kërkon ndërprerjen e financimit publik për këtë projekt. DEKLARATA E PLOTË: Sot...