Skandal procedural? Mbrojtja e Veliajt: 35 fashikuj të pahapur! Gjykata ka injoruar provat digjitale

Skandal procedural? Mbrojtja e Veliajt: 35 fashikuj të pahapur! Gjykata ka injoruar provat digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot në gjykatën e themelit se në të paktën 35 fashikuj ndodhen prova digjitale (CD/USB), të cilat rezultojnë të pahapura dhe, për rrjedhojë, të paanalizuara dhe të pavlerësuara nga gjykata e seancës paraprake. Njëkohësisht, për shkak se këto materiale nuk janë hapur, asnjë prej tyre nuk i është vënë në dispozicion mbrojtjes gjatë asaj faze proceduriale. Kjo do të thotë se e gjithë faza paraprake është zhvilluar pa u njohur me këto prova dhe pa pasur mundësi për të ngritur pretendime mbi vlefshmërinë dhe përmbajtjen e tyre. ‘Ky fakt ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si çështja është shqyrtuar në mungesë të analizës së provave, si dhe mbi vetë bazën mbi të cilën ajo është kaluar për gjykim...