“S’kam qenë kurrë në Aruba”/ Bardhi shpërthen ndaj Ramës: Është një e vërtetë që ulëret dhe nuk e fsheh dot me batuta!
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ku ky i fundit mohoi të kishte qenë ndonjëherë në Aruba dhe i cilësoi si produkte të “algoritmit” akuzat e ngritura ndaj tij. Bardhi ka publikuar një pjesë të dosjes së SPAK-ut, ku shkruan se të dhënat për takime të zhvilluara në Aruba nuk burojnë nga rrjetet sociale, por nga përgjime të autoriteteve ligjzbatuese belge. Sipas Bardhit, në materialet e përfshira në dosje përmenden takime të personave nën hetim në vende të ndryshme, përfshirë Arubën, si dhe kontakte me funksionarë të lartë shtetërorë shqiptarë. Deputeti demokrat shprehet se këto takime lidhen me projekte pasurish të paluajtshme në Shqipëri, të cilat mund...
Burimi:
sot.com.al