“S’ka hapësira ligjore…“/ Flet avokati: Ja e vetmja mënyrë për dorëheqjen e kryeministrit

“S’ka hapësira ligjore…“/ Flet avokati: Ja e vetmja mënyrë për dorëheqjen e kryeministrit

E vetmja mënyrë për largimin e kryeministrit në mënyrë kushtetuese është dorëheqja e tij, pasi parlamenti nuk ka hapësira ligjore për të ndryshuar pushtetin. Këtë deklaroi në nje studio televizive avokati Indrit Sefa, duke komentuar kërkesat e protestuesve. “Kryeministri sot nuk shkarkohet dot ligjërisht. Duhen 140 vota që të shkarkohet kryeministri ligjërisht në parlament. Ata kërkojnë të japë dorëheqjen. Dorëheqja është akt individual rritet presioni publik e politik. Ky është qëllimi i protestuesve. Me kushtetutën e sotme nuk rrëzohet dot kryeministri. Duhen 71 për ta rrëzuar dhe 71 për të pasur kryeministrin aty. Në parlament nuk rrëzohet dot. E vetmja mënyrë për të ikur kryeministri në mënyrë kushtetuese është të japë dorëheqjen. Nuk ka hapësira ligjore në parlament për të ndryshuar pushtetin. Njerëzit kanë dalë...